ARKATANA

FIFA thotë Kosova nuk e ka shkelur marrëveshjen

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Prishtinë – FIFA ka bërë të ditur se Kosova ka respektuar modalitetet e marrëveshjes për zhvillimin e ndeshjeve miqësore.

FIFA i ka dërguar një letër Federatës së Futbollit të Serbisë, duke i bërë të ditur se Kosova nuk e ka shkelur marrëveshjen për modalitetet e zhvillimit të ndeshjeve miqësore.

Uji Dea

Serbët kishin kërkuar që shtëpia e futbollit botëror ta anulojë vendimin që Kosova të luajë miqësore, pasi nuk i ka respektuar modalitetet.
“Vëzhguesit e FIFA-së janë siguruar që të gjitha pikat e marrëveshjes janë respektuar, dhe në veçanti pika e dytë”, thuhet në letrën e zëvendëssekretarit të përgjithshëm të FIFA-së, Markus Kattner.

Po ashtu FIFA konsideron se logo e FFK-së nuk përfaqëson simbol kombëtar të Kosovës.
“As FIFA e as FFK nuk e kanë shkelur marrëveshjen e arritur më 10 janar 2014”, thuhet në letrën e FIFA-së, e cila i është dërguar Federatës së Futbollit të Serbisë dhe asaj të Kosovës.