Uji Dea

Deputetët poentojnë “qorras”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deputetët e Kuvendit të Kosovës po iu kushtojnë më shumë rëndësi punëve dytësore që i kanë sesa atyre për të cilat janë votuar nga qytetarët.

Të gjendur në fund të mandatit të kësaj legjislature, deputetët e Kuvendit të Kosovës po i kushtojnë më shumë rëndësi punëve dytësore që i kanë sesa atyre për të cilat janë votuar nga qytetarët. Kështu, tre deputetë të një Komisioni ad-hoc që e kishte formuar Kuvendi për intervistimin dhe vlerësimin e kandidatëve për anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media, kishin vendosur që punën e tyre ta kryejnë nga distanca.

Uji Dea

Pa i parë dhe pa i intervistuar fare kandidatët, deputetja e AAK-së Teuta Haxhiu, si dhe deputeti tjetër Albert Kinolli, i kanë poentuar kandidatët për anëtarë të KPM-së përmes ‘selameve’ që u kanë çuar kolegëve të tyre deputetë në Kuvend. “Në ditën kur është dashur të kryhet intervistimi dhe poentimi, deputetja Haxhiu ka qenë në shkollë dhe ka porositur që kandidatët të poentohen me x pikë por pa i parë dhe intervistuar fare.

Njësoj ka vepruar edhe Albert Kinolli i cili nuk ndodhej në Kuvend. Poenët e tyre i ka numëruar Komisioni sikur ata të ishin prezentë”, i ka treguar Tribunës një zyrtar i Kuvendit që ka qenë i përfshirë në këtë çështje. Por, dikush nga deputetët e këtij Komisioni ad-hoc i ka ‘denoncuar’ kolegët e tyre që mungonin dhe bënë vlerësime paushall për kandidatët.(Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.