Eko Higjiena

Kushtrimi i Mësuesit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Për neve 7 Marsi , është një datë e shenjtë – Dita e Shkollës Shqipe – Festa e Mësuesit ! Mundi për këtë Festë , më kushtoi shumë shtrenjtë, Dhe sot i vetmuar po festoj n’ fund pusit !

Për këtë festë ma nxënësit nuk po më rrethojnë ,
As nuk më urojnë, as s’ më dhurojnë lule !…
Për këtë festë ma këngët e mia nuk jehojnë –
Lulet edhe këngët nga rrënjët m’i shkulen !…

Sot, kur unë festoj nën lot e pikëllim ,
Nga padrejtësitë e errëta zemra ime kallet !…
Në vend të këngës sime , jehon një kushtrim –
Zgjohuni , o ju të vdekur – shihni ç’ bëjnë të gjallët !…

Zgjohu , o i Madhi , trim o Skënderbe –
Mbi troje t’ përgjakura shihi këto kënde !
Shih çka bënë shpirtshiturit përmbi këtë dhe –
Veç pse ua mësova nxënësve këngën tënde !

Zgjohu , o i lumi Ismail Qemajli –
Thirre Marigonën me gjithë atë pëlhurë !
Shiko mullizezën që këngën ma ndali –
Pse t’ këndova Ty dhe t’ shtrenjtin Flamur !

FIDANISHTJA

Zgjohu , o i shenjti Adem Legjendari ,
Shiko mullizezën seç e dogj marazi –
Pse me nxënës këndova për Ty, ma i pari ,
Pse “Mekë” e shqiptarëve , sot u bë Prekazi ?!

Zgjohu , trim “Katana” – Agim Ramadani ,
Dëgjo këngën tënde si këndojnë nxënësit tubë !
Shih për punën time si m’ shpërbleu Gjilani –
Pse u këndova Juve – më qiti në rrugë !

Kur eshtrat e mia në dhe do t’ pushojnë –
Mëkati ndaj meje kurrë nuk do t’ iu falet !
Gjaku i dëshmorëve , Ju, do t’ iu mallkojnë
Dhe kënga për ta , për jetë nuk do t’ ndalet !

Demir Krasniqi, Gjilan, më 07.03.2014.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.