Uji Dea

De Biasi dorëzohet: Bëm gjithçka për Januzajn e Mustafin

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Gianni De Biasi, në një emission që pritet të transmetohet nesër mbrëma në “Ora News”, ka deklaruar se është bërë gjithçka që mesfushori i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj të vishet kuqezi. “Nuk ka më asgjë për të bërë. Ne duam që ai të jetë me Shqipërinë. I kemi ofruar çdo gjë, madje dhe një pasaportë shqiptare menjëherë. Për mua ai I ka mbyllur vetë dyert. Përpara kemi një edicion të rëndësishëm dhe nuk dua të merremi me këtë çështje”.

Uji Dea

Trajneri ka tjetër mendim në lidhje me çështjen e mbrojtesit, Shkodran Mustafi “Ky futbollist është shumë i rëndësishëm. Ai luan në çdo pozicion në mbrojtje, është shumë i fortë dhe ka bërë shumë mrië në Serinë A. Kam 18 muaj që flas rregullisht me të. Ka qenë gjithnjë superkorrekt dhe më ka thënë që në fillim që nëse më thërret Gjermania do të luaj për Gjermaninë. Ndoshta është normale kështu sepse ai ka luajtur dhe me moshat e Gjermanisë e madje ka qenë dhe kapiten tek ta”.