ARKATANA

Basha rikthehet titullar kundër Interit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Migjen Basha, pritet të jetë titullar te skuadra e Torinos në ndeshjen kundër Interit, shkruan të premten “Calciomercato”.

Ndeshja mes Interit dhe Torinos, zhvillohet të dielën (15:00) dhe i takon javës së 27-të Serie A. Basha 27-vjeçar, këtë edicion ka regjistruar 19 paraqitje në Serie A, ndërsa titullar te Torino nuk ka qenë prej ndeshjes me Milanin që është zhvilluar më 1 shkurt.

KKVITI

“Basha do të rikthehet në përbërjen e parë me Interin. Torino në dy ndeshjet e fundit ka pësuar humbje, kurse Basha ka gjasa të luajë si mesfushor i krahut”, shkruan sajti italian.

Skuadra e Torinos aktualisht renditet në pozitën e nëntë në tabelë me 36 pikë të grumbulluara.