UBT

Thaçi: Nuk ka datë të caktuar për zgjedhje, PDK nuk përjashton partitë e djathta për koalicion

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri Hashim Thaçi tha se rikandidohet për kryeministër, pasi dëshiron të kontribuoj në zhvillimin ekonomik të Kosovës. U shpreh i bindur në fitoren e PDK-së, derisa tha se pas zgjedhjeve për koalicion nuk përjashtojnë asnjë parti të djathtë.

Thaçi tha se ka vendosur që që të rikandidohet sërish për kryeministër, pasi ka qëllim që të ndikoj në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në punësim. Ai tha se e sheh disponimin e qytetarëve për edhe një mandat të udhëheqjes së PDK-së, dhe se është i bindur në fitoren e PDK-së, me gjithë largimin e Fatmir Limajt e Jakup Krasniqit.

Prandaj sipas tij, PDK, si fituese, pas zgjedhjeve do të vendos për koalicion zgjedhor. Ai tha se nuk do të përjashtojnë asnjë parti të djathtë dhe se në këtë drejtim nuk do të shikohen vetëm numrat.

Ai tha se nuk ka datë të caktuar për zgjedhjet por se ekziston gatishmëria për të diskutuar një agjendë të tillë të përbashkët.

Thaçi ka folur edhe për liberalizimin e vizave, derisa tha se Prishtina zyrtare i ka kryer deyrat e saj dhe se vendimi i mbetet Brukselit.

Ndërkohë, i pari i qverisë ka siguruar qytetarët, se vendimi për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, është marrë dhe se kjo gjë nuk do të ndryshoj, pavarësisht deklaratave politike në Serbi.

United Hospital

Hashim Thaçi thotë se rritja e pagave nuk po ndodh për qëllime elektorale por se është një realizim i premtimit të tij.

Ai tha se vendimi për rritjen e pagave që do të filloj nga e hëna nuk ishte vendim i lehtë, por se do të realizohet.

Ndërkohë sa i përket mocionit dhe peticionit të inicuara nga Aleanca për Ardhmërinë e kosovës, për rrëzimin e qeverisë, Thaçi, tha se respekton mendimet ndryshe.

Thaçi në emisionin “Argument Plus” në RTV 21, tha se AAK në zgjedhjet e fundit lokale ka fituar më së shumti vota në historinë e saj dhe se kjo ishte edhe kontribut i pjesëmarrjes në dialog.

Sipas tij, partitë që kishin kundërshtuar dialogun me Serbinë ishin ato që dolën humbëse në zgjedhje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.