Uji Dea

Haradinaj: LDK-ja ra në grackën e Thaçit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj vlerëson se Qeveria aktuale nuk duhet ta përfundojë mandatin pa u ndëshkuar, përmes mocionit të mosbesimit. Ai thotë se sa i takon idesë për shpërbërjen e Kuvendit, Hardinaj vlerëson se Qeveria po vepron mençur, por LDK, sipas tij, ka ra në grackë.

Haradinaj në një intervistë për TV “Rrokum” arsyeton faktin se pse iniciativa për mocion mosbesim ndaj Qeverisë, u mor pas kthimit të tij, nga vizita në SHBA.

Ai thotë se iniciativa u mor në këtë kohë pasi që opozita i ka numrat në Kuvend, për shkarkimin e Qeverisë, gjë që ka qenë e pamundur më herët, transmeton orainfo.

Sa i takon idesë për shpërbërjen e Kuvendit, Hardinaj vlerëson se Qeveria po vepron mençur, por LDK sipas tij, ka ra në grackë.

Uji Dea

Pas dështimit të grumbullimit të numrit të mjaftueshëm të nënshkrimeve të deputetëve për mocion, kreu i AAK-së ka besim të plotë se në iniciativën për peticion do ta ketë përkrahjen e qytetarëve.

Ani pse ndërmori një nismë tjetër, Haradinaj thotë se AAK nuk ka heq dorë nga mocionin, madje ai vazhdon të besojë në përkrahjen e partive tjera opozitare.

E shkarkimi i kësaj Qeverie, sipas Hradinajt, kishte me qenë leksion edhe për qeverisjen e ardhshme.

Përkundër përpjekjes që ta rrëzojë Qeverinë Thaçi 2, Haradinaj ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë Blerim Shala të jetë koordinator në bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbisë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.