Kasami i vendosur të luajë në Botëror
Sulmuesi i Fulhamit, Pajtim Kasami, është i vendosur të jetë pjesë e Botërorit 2014 me përfaqësuesen e Zvicrës.
Kasami ka bërë vetëm një start në Premier League këtë sezon dhe është lënë jashtë ekipit të Zvicër për miqësoret e radhës.
Por, shqiptari nga Maqedonia nuk i ka humbur shpresat se ai do të mund të luajë në kampionatin botëror në Brazil.
“Qëllimi im është ta mbaj Fulhamin në Ligën Premier, por Kupa Botërore është një tjetër faktor i rëndësishëm. Unë duhet të luaj çdo javë për të impresionuar”, ka thënë Kasami.
/Telegrafi/

