Uji Dea

Edhe u.d rektori Abdullah Zejnullahu ka punime në revistë false

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Profesori Abdullah Zejnullahu, që ka marrë më së shumti vota në Senat, i sugjeruar për ushtrues detyre i Rektorit të Universitetit të Prishtinës, rezulton se ka publikuar punime shkencore në një revistë që ka status të njëjtë me atë ku kishte publikuar ish-rektori që dha dorëheqje për shkak të këtij skandali, Ibrahim Gashi.

Kështu, Zejnullahu figuron si bashkautor i punimit shkencor me titull “shënime për gjysmëgrupet drejtkëndore”, të publikuar në revistën “International Journal od Scientific & Engineering Research” në volumin 4 të publikuar në vitin 2013, shkruan Koha Ditore.

FIDANISHTJA

Kjo revistë konsiderohet false, njësoj sikurse ajo ku kishte publikuar punimet e tij shkencore ish-rektori Gashi.