Eko Higjiena

Manchester United interesohet për Canën

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Lorik Cana mund të rikthehet sërish në Premierligë. Interesim për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare ka shfaqur gjiganti anglez, Manchester United.

Sipas uebfaqes Sportsdirectnews, në listën e Davide Moyesit është edhe emri i ish anëtarit të Sunderlandit, Marseilles, PSG-së dhe Galatasarayt.

FIDANISHTJA

Thuhet se klubi nga Old Trafford po mendon ta angazhoj anëtarin e Lazios në vend të Nemanja Vidicit, i cili sezonin e ardhshëm do t’i bashkohet Interit.

Cana, i cili realizoi gol të bukur në ndeshjen ndaj Fiorentinës, ka njohuri për futbollin anglez, pasi në sezonin 2009-2010 ka bartur fanellën e Suenderlandit.