KKVITI

Kosova s’mund t’i ftojë yjet e saj?!

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Portali ‘Non FIFA Football’ ka realizuar një artikull tejet bombastik për Përfaqësuesen e Kosovës. Artikulli në fjalë, i cituar nga disa medie botërore, trajtoi çështjen e lojtarëve kosovarë që luajnë për përfaqësuese tjera.

E, sipas ‘Non FIFA Football’, asnjë nga lojtarët që gjerë tani ka luajtur me përfaqësuese tjera, me përjashtim Serbinë, nuk mund të luajë për Kosovën. “Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, privatisht i ka thënë Federatës së Futbollit të Kosovës që nëse ata i bashkohen kësaj organizate, lojtarët që kanë luajtur me vende tjera si Xherdan Shaqiri, nuk mund të ftohen”, shkroi të dielën ‘Non FIFA Football’.

Fundamenti

Sipas kësaj të fundit, lojtarët si Albert Bunjaku e Emir Bajrami, që janë ftuar për sfidën ndaj Haitit, nuk mund ta përfaqësojnë Kosovën pasi të pranohet në FIFA, pasi paraprakisht kanë luajtur me Zvicrën, përkatësisht Suedinë…(Tribuna – Arena).