UBT

Ymeri në SHBA thotë se Republika u dëmtua nga negociatat me Serbinë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në vazhdën e takimeve me përfaqësuesit e legjislativit në ShBA, delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje, i përbërë nga kryetari Visar Ymeri dhe anëtari i Këshillit të Përgjithshëm, Florin Krasniqi, është pritur nga kongresisti Reid Ribble, anëtar i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë, si dhe kongresisti tjetër Jim McGovern, Bashkëdrejtues i Komitetit për të Drejtat e Njeriut dhe anëtar i Grupit të Çështjeve Shqiptare (“Albanian Caucus”) në Kongresin e SHBA-së.

Ymeri dhe Krasniqi po ashtu u pritën në zyrën e kongresistit Paul Cook, që shërben në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë dhe në atë të Forcave të Armatosura në Kongresin e ShBA-ve.

Gjatë këtyre takimeve u diskutuan zhvillimet e fundit politike dhe ekonomike në vend.

“Delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje e vuri theksin te rëndësia e sovranizimit të Republikës së Kosovës në rrafshin politik, ekonomik dhe në gjyqësor, të gjitha këto të dëmtuara nga negociatat me Serbinë, tentim-themelimi i Gjykatës Speciale, dhe keqtrajtimi dhe uzurpimi i vazhdueshëm i burimeve ekonomike të Kosovës për interesa të veçanta”, thuhet në njoftimin për media të Vetëvendosjes, raporton Koha.net.

ARKATANA

Po ashtu, në komunikatë theksohet se Ymeri i shtjelloi qëndrimet e Vetëvendosjes karshi procesit shtetndërtues në Kosovë, duke u përqendruar në domosdoshmërinë e ndërtimit të Republikës së barazisë për qytetarët, moslejimin e formalizimit dhe zgjerimit të ndikimit të Serbisë në Kosovë përmes krijimit të “Zajednicës”, funksionalizimin dhe çlirimin nga kapja e sistemit të gjyqësorit për të garantuar barazi para ligjit për të gjithë qytetarët, dhe vendosjen e burimeve minerare dhe strategjike të Kosovës në funksion të mirëqenies së qytetarëve.

Delegacioni i Vetëvendosjes po ashtu kërkoi nga kongresistët që ta mbikëqyrin punën e Departamentit të Shtetit në Kosovë që të sigurohen që Republika e Kosovës me sovranitet të plotë, e njohur nga ShBA-të, të jetë baza e partneritetit mes ShBA-ve dhe Republikës së Kosovës.

http://koha.net/?id=27&l=65982

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.