Uji Dea

Nuk votohet peticioni kundër shtrenjtimit të rrymës

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Miratimi i pjesshëm i rekomandimeve të Komisionit për Peticionin me 33 mijë nënshkrime të qytetarëve të Kosovës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, ka bërë që subjektet opozitare ta lëshojnë sallën e Kuvendit.

Pak kohë pas bojkotit të seancës, përfaqësuesit e opozitës paralajmëruan se do ta riprocedojnë në Kuvend sërish kërkesën origjinale të 33 mijë qytetarëve të Kosovës, të cilët shprehën kundërshtimin e tyre për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Mobi Casa

Glauk Konjufca, shef i Grupit Parlamentar të “Vetëvendosjes”, tha se koalicioni PDK- LDK e shkeli peticionin e 33 mijë qytetarëve, ndërsa ka kritikuar edhe Komisioni për të Drejta të Njeriut dhe Peticione se ka shtrembëruar kërkesat e qytetarëve./zeri/