Eko Higjiena

Beqiri për Topallin: Zvicerani s’ka të drejtë të flasë për LDK-në

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Edhe pse Kryeministri nuk gjendet në seancë parlamentare, deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Faton Topalli, ia parashtroi një pyetje.Ai është shprehur se qëndrimi pro Speciales i LDK-së është qëndrim kundër UÇK-së.

Ai kërkoi nga kryeministri që t’i tregojë për alternativën e Qeverisë për themelimin e Gjykatës Speciale.

“E kuptojë që Specialja, ka të bëjë me qëndrimin tuaj kundër UÇK-së. Por deklarata juaj se do e themeloni Specialen, e konsiderojë që është jashtë rregullave të demokracisë. Unë ju kërkojë që këtu në Kuvend, e jo në Akademi përkujtimore të tregoni se cili është opsioni i Qeverisë për atë që ju jeni deklaruar publikisht”, tha Topalli, transmeton klankosova.

UBT

Menjëherë pas përfundimit të pyetjes së Topallit, ka reaguar shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, i cili ka kërkuar nga Topalli që t’i ndalojë këto shpifje.

“Ky zvicrani, patrioti, më së pakti ka të drejtë të flasë për LDK-në”.

“E dinë qytetarët se çfarë kontributi ka bërë LDK-ja, e po ta tërheqë vërejtjen që të mos shpifësh”, është shprehur Beqiri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.