Në Pozheran sulmon bashkëfshatarin, në Gjilan një mashkull kërcënon me sopat një femër
Gjilan – Në Pozheran të Vitisë i dyshuari shqiptar pas një mosmarrëveshje që kishte me viktimën nga i njëjti fshat e ka sulmuar fizikisht viktimën tjetër shqiptar me ç`rast i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i cila ka urdhëruar që rasti të shkoje në procedurë të rregullt në Gjykatë tha Ismet Hashani.
Kurse në Gjilan ankuesja raporton në policinë e Kosovës se i dyshuari shqiptar i kishte kërkuar ankueses që ta largoj veturën e cila kishte qenë e parkuar ku sipas tij ka penguar, dhe pasi që e njëjta nuk e largoi i dyshuari merr një sopat dhe godet veturën duke i shkaktuar dëme materiale. Rasti i dedikohet PTH./rajonipress/


