Hidromorava

Në Koretinë të Kamenicës ara me grurë e një serbi përfshihet nga zjarri

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Ankuesi serb shtetas i Kosovës, (1953), ka ardhur në stacionin Policor në Kamenicë dhe raporton se me datën 06.07.2015, gjatë ditës në fshatin Koretin ka ndodhë një zjarr në arën e tij të mbjellur me grurë.

Njësitet e zjarrfikësve kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes duke intervenuar dhe e kishin lokalizuar zjarrin ka thënë Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan.

FIDANISHTJA

Menjëherë në vend ngjarje ka dalur edhe patrulla policore së bashku me njësinë e hetimeve, si dhe inspektorin e Bujqësisë, kanë bërë shiqimin e vendit të ngjarjes, është konstatuar se aty ishte një sipërfaqe nga 40 ari grurë të mbjellur, mirëpo sipas inspektorit në fjalë, janë dëmtuar 6-7 ari, vlera e dëmit sipas pronarit është 100 euro.

Nga ana e policisë së Kosovës po hetohen shkaqet e zjarrit.Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit i cili urdhëron qe rasti të cilësohet “Zjarrëvënie” dhe t`i dedikohet NJHK- së./rajonipress/