HW

Mos i vini interesat personale para të Kosovës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Dështimi i miratimit të Speciales në Kuvendin e Kosovës, lejon që interesat e disa individëve që do të mundë të akuzoheshin, të vihen para interesave të vendit.
Kundërshtarët e Gjykatës Speciale kanë arsye të ndryshme; disa dyshojnë për vete, të tjerët kanë miq që ua merr mendja se mund të akuzohen, ka edhe prej atyre nga opozita të cilët, jo se kanë diçka kundër Speciales, por e bëjnë për të fituar poenë politikë kundër qeverisjes aktuale.

Kështu ka thënë në intervistën ekskluzive për gazetën “Zëri”, ambasadorja e SHBA-së, Tracey Ann Jacobson disa ditë përpara se t’i përfundojë mandati dhe të largohet nga Kosova.

HW

Por, se çka e bën ambasadoren krenare gjatë mandatit në Kosovë dhe cili ishte zhgënjimi i saj më i madh gjatë këtyre tre vjetëve, ajo tha “Janë gjithë ato gjëra për t’u krenuar për Kosovën gjatë tri vjetëve të fundit. Personalisht, jam krenare me rolin që Ambasada e ka luajtur në disa prej këtyre të arriturave. Kur mendoj për çastin më krenar, më vjen në mendje ditëlindja ime e 49-të vitin e kaluar, më 8 qershor 2014, kur Kosova ka dalë në votim në jug dhe në veri dhe ka zgjedhur udhëheqësin e re, në ato që nga njerëzit që kanë dijeni për këto gjëra, si OSBE-ja dhe vëzhguesit, u cilësuan si zgjedhje të lira dhe të drejta për herë të parë në nivel nacional…”. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.