United Hospital

Auditori nxjerr në pah vendimet e kundërligjshme të AKP-së

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka marrë vendime kontroverse për shitjen e ndërmarrjeve në procesin e likuidimit.

Në dy raste, ka refuzuar shitjen e ndërmarrjeve që kanë pasur nga 3 apo 5 oferta, kurse kanë aprovuar shitjen e ndërmarrjeve në vetëm një ofertë.

Auditori i Përgjithshëm ka ngritur dyshime në këto vendime të bordit, pasi nuk ishin të bazuara në praktika dhe nuk kishin as argumente mbrapa këtyre vendimeve, shkruan sot “Koha Ditore”.

FIDANISHTJA

“Veprimet që nuk janë në përputhje me praktikën e pritur dhe që nuk janë të sqaruara me analiza mund të rezultojnë në pranime më të vogla se që është e mundshme të arrihen. Po ashtu mund të rezultojë në vonesa në privatizime e që shoqërohen me vonesa në regjenerim ekonomik, mundësi punësimi dhe në pranimet në të ardhmen”, thuhet në raportin e Auditorit për pasqyrat financiare të AKP-së për vitin 2014.

Këto lëshime ishin evidentuar në valën e 26-të të shitjeve përmes likuidimit. “Nuk janë ofruar analiza të nevojshme për t’i mbështetur veprimet e tilla e të cilat janë në kundërshtim me rregulloret e brendshme dhe duke deklaruar se ky vendim është e drejtë e Bordit të Drejtorëve”.

http://koha.net/?id=27&l=65339

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.