Uji Dea

Dyshime për dallavere milionëshe me citostatikë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Citostatikë me vlerë të miliona eurove dyshohet që janë keqpërdorur për katër vite rresht në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), raporton sot Koha Ditore.

Ky institucion ka shpenzuar për çdo vit rreth 7 milionë euro për të mbuluar nevojat e më së shumti të 50 për qind të pacientëve. Rreth 3 milionë euro më pak planifikim ka kjo klinikë këtë vit që, sipas saj, do të mbulojë mbi 90 për qind të kërkesave të pacientëve.

Udhëheqësit e Klinikës se Onkologjisë për katër vite kanë planifikuar barna sipas Listës esenciale e jo sipas nevojave të pacientëve.

Uji Dea

Në listë esenciale ka produkte të patentuar që kushtojnë shumë shtrenjtë. Pikërisht për produktet më të shtrenjtat ka dyshime për keqpërdorim. Nevojat e pacientëve nuk kanë qenë as afër kërkesave të menaxherëve të kësaj Klinike.

Koha Ditore shkruan edhe për dallavere me “albumina”.

http://koha.net/?id=27&l=65203