Eko Higjiena

Duhanpirja pasive, efektet afatshkurtra dhe afatgjata

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Duhanpirja pasive ka efekte afatshkurtra dhe efekte afatgjata në shëndet: Ajo përkeqëson gjendjen shëndetësore ekzistuese dhe krijon gjendje të reja shëndetësore.

Substancat që çlirohen nga tymi i duhanit shkaktojnë kancer ose ndihmojnë në zhvillimin e kancerit:
Rritin rrezikun e zhvillimit të kancerit të mushkërive me 25% – 30%

Ndihmojnë në zhvillimin e kancereve të tjera, si: kancerit të gjirit, laringsit, fytit
Rrit me 50% rrezikun për sëmundje të zemrës
Dyfishon rrezikun e aksidenteve vaskulare

Duhanpirja pasive tek gratë shtatzëna ka efekte mutagjenike, sepse të gjitha substancat toksike kalojnë tek fëmija përmes placentës; rrit shtrimet në spital të nënës, lindjet e parakohshme ose lindjet e fëmijëve me peshë të vogël

Duhanpirja pasive ka mjaft efekte negative në shëndetin e fëmijëve, që lidhen si me duhanpirjen pasive para lindjes ashtu edhe mbas lindjes:

FIDANISHTJA

Rrit frekuencën e infeksioneve të veshit, hundës, fytit;
Rrit rrezikun për kriza të astmës dhe të infeksioneve respiratore si pneumonia

Shkakton reduktim të rëndësishëm në zhvillimin e mushkërive

Rrit rrezikun e vdekjes së papritur të foshnjave (vdekje në krevat)

Janë më të prirur të kenë probleme me të mësuarin
Vetëm mjediset 100% pa duhan mbrojnë shëndetin e njerëzve nga rreziqet e duhanpirjes pasive. /ISHP