Eko Higjiena

Receta natyrale që ndihmon me ftohjet

/ 1 minutë lexim
United Hospital

A e keni ditur se me vetëm disa përbërës dhe një recetë të thjeshtë mund ta kaloni ftohjen shumë shpejt?

Sekreti fshihet në kuzhinën tuaj. Të gjithë ne i dimë përfitimet e mjaltës, xhenxhefilit dhe limonit por kombinimi i këtyre përbërësve është i jashtëzakonshëm, sidomos për ftohjet e stinës.

Pija që e gjeni më poshtë forcon imunitetin, ndihmon me lodhjen, kollën kronike, ftohjet, gripet dhe pastron sinusët.

Mjalta, xhenxhefili dhe limoni kanë veti anti-virale, anti-inflamatore dhe anti-bakteriale duke ndihmuar kështu për të luftuar infeksionet.

Përbërësit:

1 lugë gjelle mjaltë

250 ml ujë të nxehtë

HW

1 lugë çaji xhenxhefil pluhur

Lëngu i një limoni

Si ta përgatisni?

Vendoseni xhenxhefilin pluhur në një enë dhe vendosni ujin e nxehtë mbi të.

Pasi të ftohet pak, hidheni mjaltin dhe lëngun e limonit.

Përziejeni mirë e mirë dhe konsumojeni këtë çaj derisa të jetë akoma i ngrohtë.

Preferohet që ky çaj të konsumohet në mëngjes, në stomak të zbrazët ose vonë në mbrëmje, para se të shkoni për të fjetur.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.