UBT

Nuk ka ulje të TVSH-së

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Qeveria e Kosovës ende nuk e ka realizuar premtimin e dhënë për ulje të normës së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Ata kishin premtuar se nga 1 korriku i këtij viti, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar për produktet bazë të konsumit do të shënojë ulje nga 16 për qind sa është aktualisht, në 8 për qind. Ndërkohë, gjatë javës së kaluar mediet kishin raportuar se ka filluar zbatimi i normës së ulur të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

Por, nga Ministria e Financave thonë se ky ligj ende nuk është miratuar. “Ligji është dorëzuar në Kuvend dhe hyn në fuqi pas aprovimit nga Kuvendi i Kosovës”, thuhet në përgjigjet e Zyrës për Informim të kësaj Ministrie.

Fundamenti

Në një prononcim Nahit Sharku, nga Administrata Tatimore e Kosovës, kishte deklaruar se ligji duhet të hyjë në fuqi më 1 korrik të këtij viti. “Nëse të gjitha procedurat ligjore shkojnë ashtu siç ka parashikuar Qeveria, atëherë ky ligj duhet të hyjë në fuqi më 1 korrik të këtij viti”, kishte deklaruar Sharku./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.