ARKATANA

Kosovës po i shtohet presioni për të themeluar Specialen

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Vetëm një javë pasi që ishte rrëzuar amandamenti kushtetues për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte, institucionet e Kosovës ndodhen para sfidës së rikthimit të këtij amandamenti për miratim në Kuvend.

Mesazhet e kancelares gjermane Angela Merkel, të kongresistit amerikan Eliot Engel dhe të drejtorit të Zyrës për çështjet e Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Thomas Yazdgerdi janë se Kosova duhet ta themelojë këtë gjykatë, raporton Radio Evropa e Lirë.

Abstenimi, mungesa dhe votimi kundër i 13 deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, besohet se ishin shkaktarët kryesor të rrëzimit të amandamentit për Gjykatën Speciale.

Përderisa opozita, ishte dhe mbetet kundër themelimit të saj.
Gjatë një vizite që po i bën Kosovës, zyrtari nga Departamenti i Shtetit, Thomas Yazdgerdi, ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera me votimin kundër themelimit të Gjykatës Speciale të premten e kaluar.

“Ne shpresojmë që qeveria e Kosovës, veçanërisht koalicioni qeverisës, do të rikthej kërkesën për ta themeluar gjykatën në Kuvend, në mënyrë që qeveria të angazhohet për të themeluar atë”, ka deklaruar ai.

FIDANISHTJA

Tashmë, Qeveria është zotuar se do ta kthej amendamentin në Kuvend për votim të sërishëm. Por, aktualisht PDK-ja, si faktori kyç në këtë proces mbetet në heshtje.

Një veprim të tillë, analistët politik e shohin vetëm si një taktizim politik të kësaj partie dhe besojnë se në fund, Kuvendi me votën e shumicës së deputetëve të PDK-së do t’i arrijë dy të tretat e votave për të miratuar amandamentin kushtetues.

Themelimi i Gjykatës Speciale me seli jashtë Kosovës dhe me prokurorë e gjykatës ndërkombëtar, pason raportin e Këshillit të Evropës ku ishin ngritur pretendime se pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kryer krime lufte gjatë periudhës së viteve 1998 – 2000.

Për këto pretendime, një task-forcë ndërkombëtare kishte zhvilluar edhe një hetim të gjerë.

Mirëpo kjo gjykatë nuk po mund të themelohet për shkak se opozita dhe sidomos disa deputetë të PDK-së në pushtet, nuk po e votojnë atë duke e konsideruar se ajo do të shihej si një gjykatë që gjykon luftën e UÇK-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.