HW

Departamenti Amerikan: Qeveria ta riprocedojë Gjykatën Speciale

/ 2 minuta lexim
HW

Drejtori i Zyrës për çështjet e Europës Jugore dhe Qendrore, në Departamentin Amerikan të Shtetit, Thomas Yazdgerdi në një prononcim për medie ka dhënë konkluzionet pas vizitës së tij në Kosovë.

Yazdgerdi nuk e ka fshehur zhgënjimin për mos votimin e Gjykatës Speciale, ndërsa ka thënë se, pavarësisht se është një proces i dhimbshëm, Qeveria duhet ta riprocedojë këtë çështje në Kuvend dhe deputetët duhet që ta votojnë atë.

FIDANISHTJA

“Si miq të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë zhgënjyer, që nuk është votuar për themelimin e Gjykatës Speciale nga Kuvendi i Kosovës. Shpresojmë, që qeveria të mund ta riprocedojë këtë çështje në Kuvend. E kuptojmë që është një proces i dhimbshëm dhe jo i lehtë, por është angazhim të cilin duhet ta kryejë Kosova. Shpresojmë, që Kosova do ta bëjë një gjë të tillë, në mënyrë që të ballafaqohet me trashëgiminë e së kaluarës”, transmeton TCh deklaratën e Thomas Yazdgerdi, drejtor i Zyrës për çështjet e Europës Jugore dhe Qendrore, në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Këtë deklaratë zyrtari i DASH i bëri pas festës së organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, për nderë të Ditës së Pavarësisë së këtij vendi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.