ARKATANA

Thaçi i premton SHBA-së themelimin e Speciales

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot në një takim pune drejtorin e Departamentit amerikan të Shtetit të Zyrës për Çështje të Evropës, Thomas Yazdgerdi, të shoqëruar nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Ann Jacobson.

Në takim u bisedua për zhvillimet e fundit në Kosovë, me theks të veçantë në themelimin e Gjykatës Speciale, dialogun mes Kosovës dhe Serbisë si dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës ndërkombëtarësisht.

Thaçi u shpreh se miqësia mes Kosovës dhe SHBA-së është e veçantë dhe se populli i Kosovës është i vetëdijshëm se nuk do të gëzonte lirinë dhe pavarësinë sikur të mos kishte pasur përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

ARKATANA

Thaçi tha se Kosova është bërë shembull për rajonin për bashkëpunim ndërfqinjësor dhe se kjo është arritur falë procesit të vështirë por të suksesshëm të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Duke folur për Gjykatën Speciale, zëvendëskryeministri Thaçi u shpreh se Kosova nuk do t’u shmanget përgjegjësive dhe obligimeve ndërkombëtare që i ka.

“Themelimi i Gjykatës Speciale është në interes të Kosovës. Institucionet e Kosovës do të përkujdesen që kredibiliteti i vendit si dhe i miqve të saj të mos cenohen”, tha Thaçi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.