Auto kombajnerët vitias vendosin për çmimin e korrje shirjeve 110 euro për një hektar
Viti – Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Viti, ka zhvilluar një takim me pronarët e autokombajnave të kësaj komune për të shqyrtuar modalitetet rreth procesit të korrje shirjeve.
Me këtë rast ata janë njoftuar edhe me vendimin e Ministrisë së Bujqësisë që përcakton kushtet për auto kombajnerët, si dhe për çmimin që sipas Ministrisë është rekomanduar 100 euro për hektar.
Veton Ademi drejtor i Bujqësisë dhe Pylltarisë në Viti, ka njoftuar se është formuar tashmë komisioni komunal për mbikëqyrjen e korrje shirjeve, ndërsa për çmimin e përcaktuar nga niveli qendror ka thënë se ai nuk është i detyrueshëm pasi që auto kombajnerët mund të përcaktohen varësisht edhe pozitave të sipërfaqeve në të cilat korrin.
Kombajnerët kërkuan që në komisionin komunal të përfshihet edhe një mekanik që do të vlerësonte gjendjen mekanike të auto kombajnerëve. Ndërsa lidhur me çmimin, ata vendosën që çmimi për 1 hektar sivjet të jetë 110 euro./rajonipress/


