HW

Merkel: Koha është për kompromis

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka kushtëzuar haptas Kosovën dhe Serbinë se vetëm një zhvillim në dialogun e Brukselit do t’u mundësonte atyre përafrimin sa i përket integrimit në Bashkimin Evropian.

“Vetëm nëse ka zhvillim në dialogun e Brukselit, do të ketë edhe ecje përpara drejt Bashkimit Evropian. Koha është për kompromis” ka thënë Merkel, përcjell agjencia gjermane DPA.

Kancelarja ka potencuar se është e rëndësishme për të gjithë Ballkanin Perëndimor që shtetet të mbajnë raporte të mira mes vete.

“Ne po bisedojmë me të dyja palët, po i inkurajojmë të dyja palët” ka vazhduar Merkel.

Sipas medieve serbe në raundin e fundit në Bruksel nuk ishte arritur marrëveshje për shkak se delegacioni kosovar ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshjen për asociacionin e komunave serbe, gjë që ka shtyrë delegacionin serb të mos nënshkruajë marrëveshjen e arritur për telekomunikacionin.

ARKATANA

Sipas tyre, Vuçiq dhe Mustafa kishin finalizuar tekst-dokumentin për telekomunikacionin, ndërsa ishin afër finalizimit të marrëveshjes për asociacionin, teksa delegacioni kosovar ka refuzuar ta nënshkruajë këtë të fundit.

Prishtina zyrtare ka kërkuar që asociacioni të mos ketë kompetenca më të mëdha, derisa Beogradi ka insistuar që ky asociacion të ketë pushtet për planifikime urbane dhe rurale, në arsim, shëndetësi dhe zhvillim ekonomik. Ndërsa dy çështjet tjera sipas medieve serbe ajo e energjisë dhe të ashtuquajturit “Parkut të paqes” nuk kanë ardhur në rend në këtë raund të negociatave të Brukselit.

Ndërsa Vuçiq ka hedhur poshtë se ka një marrëveshje për të ashtuquajturin “Parku i Paqes”, madje edhe duke bërë deklarata qesharake.

“Nuk di për çfarë po flasin Hashim Thaqi dhe Agim Bahtiri. Ndoshta janë marrë vesh mes veti” ka deklaruar Aleksandar Vuçiq/Lajmi.net

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.