Fundamenti

Aksident trafiku me lëndime në fshatin Livoq i Epërm

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Polica e Kosovës është njoftuar për një aksident trafiku që ka ndodhë në Rrugën e “Prishtinës” në fshatin Livoq i Epërm.

Nga hetimet e para mësohet se deri te aksident i trafikut me lëndime dyshohet të ketë ardhur, kur vozitësi i automobilit SEAT me tabela 06, bënë parakalim të pasigurtë dhe ndeshet me automobilin VË, CADDY me tabela 01 njoftoj policia e Gjilanit.

Mobi Casa

Lëndime trupore pësojnë të dy vozitësit e automjeteve, ku sipas raportit të mjekut janë jashtë rrezikut për jetë. Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore./rajonipress/