UBT

Pacolli përkrah themelimin e Gjykatës: S’ka arsye për frikë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli, ka thënë se politika kosovare duhet ta krijojë Gjykatën Speciale, e cila do t’i trajtojë krimet e supozuara të e luftës. Pacolli ka thënë se mosvotimi i Gjykatës Speciale do të prodhojë efekte jashtëzakonisht negativ për Kosovën. Ish-presidenti Pacolli thotë se Kosova, nuk duhet t’i frikësohet krijimit të Gjykatës.

Ky është postimi i plotë i Pacollit në Facebook:

Fatkeqësisht, ditët e fundit po shohim një lloj fushate speciale të orientuar kundër aleatëve tanë historikë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të Bashkimit Evropian për gjoja ndërhyrjen në punët e brendshme.

Një fushatë e cila mori si shkas kërkesën e partnerëve tanë për votimin në parlament të Gjykatës Speciale, e cila do t’i trajtonte gjoja krimet e luftës, të prezantuara në raportin e Dik Martit.

Politika e Kosovës nuk reagoi kundër këtij raporti, kundër Dik Martit e kundër Karla Del Pontes, tani po ballafaqohemi me këtë raport dhe kërkesën për Gjykatë speciale. Fatkeqësisht, akterë në këtë fushatë është bërë edhe një pjesë e rëndësishme e skenës politike në Kuvend.

Uji Dea

Shteti i Kosovës është krijuar si rezultat i luftës dhe përpjekjeve të njëpasnjëshme të popullit të Kosovës për të jetuar të lirë. Për më tepër, Shteti i Kosovës është ndërtuar si rezultat i ndërhyrjes së po këtyre aleatëve perëndimorë, të cilët e mbështetën me të gjitha mjetet këtë të drejtë historike të qytetarëve të Kosovës.

Pra, shteti i Kosovës është projekt i përbashkët i yni dhe i partnerëve tanë: SHBA-së dhe BE-së, dhe ne duhet ta trajtojmë si të tillë. Mosvotimi i Gjykatës Speciale prodhon efekt jashtëzakonisht negativ për Kosovën.

Nga përvoja diplomatike në lobim, mund të them që nëse këtë mundësi do ia lëmë në duar Rusisë dhe kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB, atëherë ky do të ishte veprimi më katastrofal që do ta kthente Kosovën prapa, dhe më e rrezikshmja, do ta rrezikonte qenien e Kosovës si shtet.

Ashtu siç e tha edhe kancelarja Merkel, Kosova, nuk duhet t’i frikësohet krijimit të Gjykatës. Drejtësia në Demokraci është parimi thelbësor i ekzistencës.

Është e dhimbshme, por për hatrin e disa personave, Kosova nuk mundet të përballet me zgjidhjen e Këshillit të Sigurimit dhe Kosova nuk mundet të shkojë asesi kundërpartnerëve tanë Euro-Amerikanë. (sic) /

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.