UBT

Gjithçka gati për panairin regjional “Gjilani 2015”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në Komunën e Gjilanit për tri ditë me radhë, duke filluar më 2, 3 dhe 4 korrik, do të mbahet Panairi Regjional i Prodhimeve vendore, “Gjilani 2015”, me pjesëmarrje të mbi 100 bizneseve të Regjionit të Lindjes, ku qytetarët kanë mundësinë që nga afër të shohin por edhe blejnë produktet e ekspozuara.

Me këtë rast, drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Ismajl Januzi, ka thënë se Komuna e Gjilanit mbështetur edhe nga USAID – i, ka bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e këtij panairi tashmë tradicional për Gjilanin.

FIDANISHTJA

“Komuna e Gjilanit, Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik, me mbështetje edhe të USAID-it, ka bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e panairit në tri ditët e ardhshme. Pjesëmarrës në këtë panair me prodhimet e tyre vendore do të jenë mbi 100 biznese duke përfshirë komunat e Regjionit të Lindjes. Informohen qytetarët se në këtë panair mund të shohin produktet e ekspozuara dhe të blejnë nga to, por gjithashtu është i rregulluar edhe këndi me lodra për fëmijë”, ka thënë drejtori Januzi, duke u bërë ftesë qytetarëve që ta përcjellin nga afër këtë organizim.

Ndryshe panairi hapet nesër me datën 2 korrik në ora 10:00 dhe produktet ekspozohen përgjatë gjithë qendrës së qytetit të Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.