Haradinaj: OKB më nuk ka punë me Gjykata në Kosovë
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj,ka theksuar se ajo që ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës, ishte vendimi më i mirë.Haradinaj ka theksuar se Kosova nuk ka nevojë për OKB-në, dhe ajo s’ka çka me u marrë me Kosovën, duke shtuar se për krime të luftës duhet të bëhet një gjykatë e përgjithshme, e jo selektive.
“OKB s’ka punë më me Gjykata, kjo mbetet plotësisht detyrë e Kosovës. Këto tema i takojnë vetëm Kosovës, por jo më OKB-së, e cila boll ka eksperimentue me Kosovën e shqiptarët.
Lideri i AAK-së, keto komente i bëri në emisionin “Rrokum Roll’ në Televizionin Rrokum. /Telegrafi/


