FIDANISHTJA

Arrestime në Gjilan, Livoq e Zhegër

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Në kërkim të personave me urdhër arrest nga Gjykata e Policia kjo e fundit ka arritur të kap tre shqiptar në vende të ndara në Gjilan, Livoq i Poshtëm e Zhegër.

Policia në Gjilan në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, ka arrestuar një mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

UBT

Në fshatin Livoq i Poshtëm në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, është arrestuar një mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Edhe në fshatin Zhegër, në bazë të disa urdhëresave të lëshuara nga Gjykata është arrestuar një mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi./rajonipress/