Shpërthen Adelina Ismaili, akuza të rënda politikanëve
Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili, ka shpërthyer me akuza të ashpra ndaj njerëzve që sipas saj kanë qenë në gjendje të shkatërrojnë gjithçka vetëm që ajo të jetë e dashura e tyre.
Pa përmendur emra, këngëtarja nëpërmjet faqes zyrtare të Facebookut ka thënë se në mesin e njerëzve që e kanë dëshiruar atë “ka ministra, zëvendësministra, kryetarë, hajna, deputetë, kriminelë, bossa, gjyqtarë, biznesmenë”, që vazhdimisht e kanë kërcënuar me publikimin e fotografive intime të saj.
“Kurrë nuk do ta besoja që për këtë vrimë tek e cila nuk keni qasje, do të shkaktonit kaq shumë shkatërrime. Po ta dija do ta lyeja në ar. Por as kurrë nuk iu kërkoj falje që dashurinë time e kam dhënë aty ku kam dashur unë, e kurrë hiq ju. Kjo nuk është arsye të më luftoni ditë e natë që nga sekondi kur jam martuar me atë që unë e dua”, ka shkruar ajo, raporton koha.net.
Ajo në këtë akuzë të gjatë e ka lidhur edhe gjykatën ndërkombëtare të EULEX-it, që sipas saj, përbëhet nga “milicë të dështuar të shteteve të huaja që vet pyesin e vet përgjigjen”.
“Nëse dikush nga ju ka foto diskredituese ose çfarëdo lloj fotoje, incizimin tim, ju lutem dhe ju përgjërohem publikoni. Po ju pres tash e tetë vite”, ka shkruar më tej Adelina, duke e lidhur këtë me dëshminë në gjykatë të ish-policit, Shpend Qerimi, që kishte treguar për disa mesazhe telefonike që, sipas tij, ishin shkëmbyer mes nënës së Adelinës dhe Faton Shoshit, pronar i portalit “Indeksonline”.
Ish-polici Qerimi: Nëpërmjet Shoshit është shantazhuar familja e Adelina Ismajlit
Përmes Shoshit dhe me urdhër të Enver Sekiraçës, dëshmitari ka thënë se ishin shantazhuar këngëtarja Ismajli dhe familja e saj. Në rast se do të flisnin kundër Sekiraçës, sipas tij, do të publikoheshin disa foto intime të saj, të motrës Ema Ismajli, e madje edhe të nënës, Monës.
Të gjitha këto mesazhe ishin dërguar pas vrasjes së ish-policit Triumf Riza, me të cilin këngëtarja ishte në lidhje dashurie. Për këtë arsye, Qerimi ka thënë se nëna e Ismajlit kishte negociuar me Shoshin, me qëllim që të mos bëheshin publike ato foto, ka shkruar ditë më parë Koha Ditore.
“Në të kundërtën unë do të publikoj çfarë di dhe çfarë kam, që nga viti 1993, për secilin dhe secilën. Kam duruar mbi 8 vite të mbyll gojën para lavireve të cilat më deshën në mesin e tyre, para kriminelëve që po nuk ua jape, bëhen egërsira. Kam duruar vetëm për dy gjëra: E para: Pianon e keni parë së pari në videokasetat e mia. E dyta: Nuk meritoni më shumë sesa të vetëkënaqeni me një foto timen. Por një gjë mos e harroni: Unë ende s`kam folur. (Harroni ato foret e lodhura me na përcjell natën me vetura ose me na gjuajt gurë të mbështjellur me letra kërcënuese në xham, s`po frikësohet më askush). Po s`folët, do të flas”, përfundon akuza e Ismailit.
http://koha.net/?id=3&l=63785


