”Nuk harroj se prej nga jam”
Rita Ora në një intervistë të dhënë për Hunger Tv, përpos asaj që ka folur për muzikën, për koleget e saja, ajo ka folur edhe për atë se si nuk e harron se prej nga është.
“Unë mendoj se njerëzit ndryshojnë gjithmonë, por nuk mendoj se i harrojmë të gjitha. Unë nuk e harroj se prej nga jam ose çfarë kam bërë. Unë vazhdoj të jem po e njëjta vajzë për nënën time”, ka thënë Rita Ora e cila ka shtuar se tashmë është më e rritur dhe për këtë ka se çfarë të flasë.


