Transportonte ilegalisht zhavorr, ndalohet nga policia një banor i Shipashnicës
Kamenicë – Policia e Kosovës, njësitet patrulluese gjatë kontrollit rutinë kanë ndalur të dyshuarin shqiptar shtetas i Kosovës duke drejtuar kamionin Scania, me tab.06, i cili ishte i ngarkuar me rërë (zhavor).
Gjatë kontrollit të dokumenteve i njëjti nuk posedonte asnjë dokument, lidhur me ngarkesën njoftoj policia e Gjilanit.
Pas konsultimit me prokurorin, kamioni është ndaluar, deri në daljen e inspektorit për miniera dhe minerale në vend ngjarje.
Rasti i referohet Gjykatës./rajonipress/


