UBT

Me rastin e 103 vjetorit të lindjes dhe të 69 vjetorit të vrasjes së Haki Efendi Taip Sërmaxhaj

/ 7 minuta lexim
ARKATANA

Nga Islam Osmani – ”Për atdhe duhet të flijojmë gjithçka, pasurinë, evladët, jetën…. Vetëm liria e atdheut i ka rrënjët në gjak dhe vetëm sakrifica e bijve të tij e rrisin atë”. Myderris Haki effendi Sermaxhaj.

Shkrim përkujtues për kolosin e kësaj treve Myderris Haki effendi Sermaxhaj.

Për punën dhe Qëndresën dhe rezistencën e vazhdueshme të tij ndaj pushtuesve të njëpasnjëshëm, të popullit tone, dhe kontributi i këtij njeriu për liri dhe pavarësi deri në vdekje – mbytjen e tij në mënyrën më barbare në burgun e Mitrovicës së Sremit. Kjo gjë dhe edukimi i tij ka bërë që nga Medresaja “Atik” e Gjilanit, të cilën një kohë ai e drejtoi të dalin udhëheqës, luftëtar trima e atdhetarë të mëdhenj që i shënon historia për kontributin e dhënë në realizimin e aspiratave tona shekullore për çlirimin e atdheut nga pushtuesit serbosllav.

Po kush ishte Myderris Haki ef. Sermaxhaj?

Myderriz Haki efendiu,i edukuar e frymëzuar nga fetari, patrioti dhe kolosi i kësaj ane Mulla Idriz Gjilani, i cili ishte edhe mësuesi i parë i tij në Mejtepin e Hogoshtit si dhe nga patrioti tjetër shqiptar-poashtu Myderriz në Medresen “Medah” të Shkupi, Atullah efendiu, është dhe mbetet njeri ndër kolosët e njohur fetar, atdhetar e kombëtar së bashku me Mulla Idriz Gjilanin në Regjionin e Anamoravës. U lind para 103 viteve në Hogosht të Dardanës(ish Kamenicë).Pasi kreu Mejtepin e këtushëm ku për mësues kishte patriotin e njohur Mulla Idriz Gjilanin, vazhdoi shkollimin në Medresen e njohur“Medah” të Shkupit ku poashtu për mësues kishte një patriot tjetër shqiptar, Myderiz Atullah effendi Kurtishin.

Medresen “Medah” të Shkupit e kryen në vitin 1940 dhe kthehet menjëherë në Hogosht për pak kohë e për të vazhduar pastaj në Gjilan –shpërndarjen e diturisë që kishte fituar nga myderizët e njohur të medresës në zë si Atullah effendi Kurtishi (i cili ishte edhe rithemelues i Medreses “Medah” )e të tjerë. Medresja “Medah“ e Shkupit jo vetëm që ishte shkollë fetare por ajo ishte qerdhe e edukimit patriotik e atdhetarë të të gjithë myslimanëve shqiptarë që e kryenin këte Medrese.E tërë kjo tek Hakiu kishte lënë mbresa të pa shlyeshme në vetëdijet e tij prej një personaliteti me përcaktim të qartë fetar, politik, patriotik e atdhetar gjë që e cyti Haki efendiun të rihapë Medresen “Atik” në Gjilan ndër medreset e para në regjion (ndoshta edhe më gjërë) pasi që ato ishin mbyllur nga mbretëria sërbosllave.

Pas hapjes së Medreses “Atik” në Gjilan regjimi i atëhershëm nuk e shikoi me sy të mirë dhe prej këtu edhe filluan përndjekjet, meltretimet e më vonë edhe burgosjet e Myderiz Haki efendiut. Përkundër kësaj ai i kishte dhënë detyrë vetes si dhe ishte betuar se tërë jetën do t’ia kushtoi shkollimit, edukimit fetar si dhe çlirimit të atdheut. Këte e kishte edhe porosi nga Mësuesi i tij Atullah Efendi Kurtishi,i cili para se të ndërroi jetë kishte lënë një amanet për nxënësit e tij që të mos i braktisin trojet e veta, të cilat me gjak i kanë mbrojtur gjyshërit e stërgjyshërit tanë.

Myderiz Haki efendiu në Medresen “Atik “ të Gjilanit, futi edhe mësimin në Gjuhën shqipe. Pas kësaj Myderriz Haki Efendiu gjithherë ishte nën përcjellje të secilit regjim pushtues dhe pothuajse menjëherë pas ardhjes në pushtet, regjimi komunist atë e burgosin në gusht të vitit 1946, prej nga nuk lirohet kurrë.

FIDANISHTJA

Qëndroi në burg deri në fund të jetës së tij në 1948 në burgun e Mitrovicës së Sremit, kur ndërroi jetë, duke mos mundur tu bëjë ballë maltretimeve, rrahjeve dhe në fund edhe mbytjen e tij nga regjimi sllavo-komunist.

Ndërroi jetë në burgun fatkeq të Mitrovicës së Sremit dhe u varros pa e lajmëruar fare familjen e tij për vdekje e as për varrimin e tij.

Myderriz Haki efendiu një javë para vdekjes u kishte lënë amanet shokëve të tij në burgun e Mitrovicës së Sremit se: ”Për atdhe duhet të flijojmë gjithçka,pasurinë, evladët jetën…. Vetëm liria e atdheut i ka rrënjët në gjak dhe vetëm sakrifica e bijëve të tij e rrisin ate”.

Myderriz Haki efendiu ishte njeri ndër kolosët fetar të regjionit të Anamoravës, kishte një edukatë të lartë fetare, i devotshëm, njeri i arsimuar, intelektual, human, trim, atdhetar e patriot i shquar, i cili një jetë të tërë ia kushtoi dhe e flijoi për çlirimin e atdheut.

Pas mbytjes së Myderris Haki ef. Sermaxhaj më Burgun e Mitrovicës së Sremit, pothuajse gjatë gjithë regjimit sërbosllav Komunistë Familjes së të ndjerit e sidomos djalit të madh të Hakiut-Z. Irfanit nuk iu ndal gazepi. Presionet dhe bisedat –intervistat nga inspektorët e UDB-së nuk kishin të ndalur, sikurse që nuk kishin të ndalur edhe përjashtimet nga marrëdhënia e punës sapo të punësohej në ndonjë shkollë apo institucion tjetër në sistemin komunist. Pos kësaj Familjarët nuk kanë shfrytëzuar edhe ato pak benificione (qofshin ato morale apo materiale)që i takojnë atyre, së paku për t`i shfrytëzuar që të bojnë diç në kthimin e eshtrave të tij në vendlindje dhe të përmbushin një amanet të tij.

Është koha që për Myderrizin Haki efendiun të bëjmë diç më shumë, nga se (më 14 tetor të këtij vitit ) bëhen 103 vjet nga lindja dhe tani më 27 janar është përvjetori i 69 i vdekjes së tij. Është pra një rast për një Tubim përkujtimor për këtë atdhetar, (dhe jo vetëm për te), i cili vdiq nga torturat në burgun e Mitrovicës së Sremit në janar të vitit 1948, varri i tij, tash e 69 vite ende nuk dihet. Është e rrugës që tani të ndërmerret iniciativa për kthimin, së paku të eshtrave të këtij kolosi në Kosovë. Do e kishim plotësuar me këtë së paku një amanet të tij. Dhe jo vetëm ndaj këtyre dy dëshmorëve të lirisë që i përmendëm por edhe ndaj të gjithë dëshmorëve të tjerë-mendoj se është koha t`i nderojmë në nivelin që e meritojnë.

Andaj pyesim vendin, a thua ne jemi duke i përkrahur, përkujtuar dhe ngritur lartë emrat e tyre me punën tone të përkushtueshme ndaj tyre, për gjithë atë që e kanë dhënë e sakrifikuar për këtë liri
E gjithsesi se të tillët si Mulla Idriz Gjilanin e Haki Efendiun që i ka njohur e nderuar e gjithë bota shqiptare, meritojnë edhe më shumë se këtë që ne e përmendëm në këtë shkrim. Të mbetet e gjithë kjo si përkujtues për ata që e kanë për detyrë e besa edhe obligim për të marrë diç më konkrete në këtë drejtim.

A thua mos disi e gjithë vepra e tyre,kontributi dhe merita e tyre duhet gjithnjë të lihet në harresë nga se deri më tash nuk iu kemi ngritur asnjë lapidar-përmendore nuk kemi bërë aq sa duhet për t’i përkujtuar me ndonjë tubim, së paku në përvjetorët e tyre./rajonipress/