ARKATANA

Opozita: Votimi i Speciales me procedurë të çuditshme

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Të premten e 26 qershorit pritet të dalë në shqyrtim votimi i amendamenteve kushtetuese dhe ligjit, që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale, shkruan sot Koha Ditore.

Megjithatë, për t’u miratuar ligji do të ndiqet procedurë tjetër, pasi deputetët nuk do të kenë mundësi të ndërhyjnë në ligj. Projektligji u është dërguar atyre vetëm si informatë.

As Kryesia e Kuvendit nuk do të mblidhet si zakonisht të hënën, përcjell koha.net. Ajo do të grumbullohet një ditë më vonë, të martën, kur do të caktohen rendi dhe dita e mbajtjes së seancës.

HW

Ndërkaq përfaqësues të opozitës kanë thënë se të premten do të mbahet seanca, ku shpresojnë të mos marrë votat e mjaftueshme Specialja.

Në kutitë e deputetëve të Kuvendit tashmë janë shpërndarë dy projektligjet që kanë të bëjnë me themelimin e Gjykatës Speciale. Është Projektligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, si dhe Projektligji për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencialë në proceset gjyqësore në Dhomat e Specializuara.

http://koha.net/?id=27&l=63098

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.