E rrah prindin e të fejuarës nga Shqipëria, arrestohet gjilanasi
Gjilan – Polica e Kosovës është njoftuar për një rast “Rrahje” te një pompë e derivateve këtu në Gjilan. Nga hetimet e para mësohet se i dyshuari Shqiptar Shtetas i Kosovës pasi takohet me ankuesin si dhe vajzën e tij me të cilën ishte i fejuar, Shtetas të Republikës së Shqipërisë, fillojnë një fjalosje të ashpër dhe pastaj i dyshuari e sulmon babain e të fejuarës duke e goditur me grusht në kokë ku edhe i shkakton një plagë në pjesën mbi vetullën e syrit të majtë.
Viktima ka kërkuar ndihmën e mjekut. Ankuesi vije në stacionin policor ku denoncon rastin, ndërsa patrullat e policisë arrijnë që të dyshuarin ta arrestojnë.
Me vendim të prokurorit të Shtetit rasti iniciohet si “lëndim i lehtë trupor” dhe procedohet në Gjykatë në procedurë të rregullt njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


