HW

Sot në Shqipëri zgjidhen bashkiakët, mbi tre milionë shqiptarë me të drejtë votë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

3 milionë e 370 mijë e 206 zgjedhës do t’u drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive dhe anëtarët e këshillave bashkiake për katër vitet e ardhshme.

Këto janë të parat zgjedhje pas miratimit të reformës territoriale, e cila reduktoi në 61 bashki numrin e njësive vendore.

Në rang vendi janë ngritur 5299 qendra votimi.

Tirana si bashkia me numrin më të madh të zgjedhësve ka 864 qendra votimi, ndërsa bashkia me numrin më të vogël të qendrave të votimit është Bashkia e Poliçanit, me 26 të tilla.

Në 61 bashkitë e reja garojnë 158 kandidatë, prej të cilëve 36 janë të pavarur.

Eco Higjiena

Qendrat e votimit do të hapen në orën 7:00 të mëngjesit dhe do mbyllen në orën 19:00 të mbrëmjes. Në këto zgjedhje shqiptarët do të kenë dy fletë votimi, ku në njërën votohet për kryetar Bashkie dhe në tjetrën për këshillin e bashkisë. Numri i komisonerëve që do të mbikëqyrin zgjedhjet e së dielës është rreth 41 mijë.

Këto zgjedhje do të monitorohen nga rreth 3 mijë vëzhgues, ku numrin më të lartë e ka ODIHR – i me 274 vëzhgues.

Në garë janë 63 parti politike.

Shumica prej tyre të grupuara në dy koalicionet më të mëdha: Aleanca për Shqipërinë Evropiane, kryesuar nga Partia Socialiste, e cila ka në përbërje 37 forca politike dhe Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, drejtuar nga Partia Demokratike, me 15 subjekte zgjedhore.

http://koha.net/?id=27&l=62977

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.