Pazaret politike pamundësojnë kompletimin e bordeve
Procedura e përzgjedhjes së anëtarëve të bordeve për 15 ndërmarrje publike, që është iniciuar në muajin janar, ende nuk është finalizuar. Për më tepër, Qeveria ende nuk i ka nisur intervistat finale me anëtarët potencialë për t’u zgjedhur drejtorë. Nuk është bërë as lista e ngushtë.
Qeveria e Kosovës nuk po arrin t’i zgjedhë anëtarët e bordeve të ndërmarrjeve publike për shkak të pazareve politike, shkruan sot Koha Ditore.
Procedura e përzgjedhjes së anëtarëve të bordeve për 15 ndërmarrje publike, që është iniciuar në muajin janar, ende nuk është finalizuar. Për më tepër, Qeveria ende nuk i ka nisur intervistat finale me anëtarët potencialë për t’u zgjedhur drejtorë. Nuk është bërë as lista e ngushtë.
Burime të ndryshme japin arsye të ndryshme të zvarritjes së këtij konkursi. Arsyeja e parë që është përmendur kanë qenë zgjedhjet e brendshme të LDK-së, të cilat e kanë pamundësuar që kjo parti t’i japë emrat e tyre.
Ndërsa një burim tjetër flet për mungesën e konsensusit në mes të partnerëve të koalicionit për disa borde, duke e përfshirë edhe Agjencinë Kosovare të Privatizimit.
Qeveria e Kosovës i kishte dhënë dritën e gjelbër shpalljes së konkurseve me datën 14 janar, kurse konkursi për anëtarë të bordeve ishte hapur më datën 19 janar.
http://koha.net/?id=27&l=62666


