ARKATANA

Qeveria i detyrohet rezolutës për Haradinajn

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Dy raunde të votimit iu deshën deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të miratojnë rezolutën e propozuar nga grupi parlamentar i AAK-së, e ku kërkohet nga Qeveria e Kosovës që t’i dërgojë notë proteste ndaj Sllovenisë, shkruan sot Koha Ditore.

Për zyrtarizimin e formës diplomatike votuan 51 deputetë, nga 65 sa ishin të pranishëm në seancën e jashtëzakonshme që u mbajt të enjten dhe që ishte thirrur për shkak të arrestimit të Ramush Haradinajt, kryetarit, njëherësh deputetit të AAK-së. Haradinaj u arrestua të mërkurën në aeroportin e Lubjanës mbi bazën e urdhërarrestit të është lëshuar në vitin 2004 përmes Interpolit në Beograd.

Vetëm pak orë pas miratimit të kësaj rezolute, autoritetet sllovene, nëpërmjet ministrit të Jashtëm të Sllovenisë, Karl Erjavec kanë bërë të ditur për media se Haradinaj, do të lirohet shumë shpejtë.
“Komplikimi rreth arrestimin e ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj në Slloveni do të zgjidhet në mënyrë të favorshme, deri në fund të ditës”, ka thënë Erjavec për agjencinë sllovene të lajmeve STA.

Fundamenti

Të shqetësuar për përkeqësimin eventual të raporteve me Slloveninë, pas paralajmërimit për rezolutën që detyron qeverinë që të dërgojë notë proteste kanë shfaqur të enjten, kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi.

Që të tre kanë kërkuar nga deputetët që të kenë kujdes me tekstin e rezolutës meqë Sllovenia është ndër shtetet që ka mbështetur çlirimin dhe shtet-ndërtimin e Kosovës.

http://koha.net/?id=27&l=62673

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.