Arrestohet për sulm fizik, një tjetër vetë dorëzohet në polici
Viti – Është arrestuar një i dyshuar mashkull shqiptar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull shqiptar. Rasti ka ndodhë si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme në mes të tre banorëve të fshatit njoftoj policia e Kosovës.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Kurse për një tentim vrasje që ka ndodhur në Viti në rrugën “Xhemajl Ademi” pas një konflikti që ka ndodhur më 13.06.2015 e cilësuar nga policia si tentim vrasje, me datën 17.06.2015 në stacionin policor është vet dorëzuar i dyshuari mashkull shqiptar dhe, i njëjti është dërguar në mbajtje njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/

