ARKATANA

Mungesa e kodit telefonik i shkakton shtetit miliona euro humbje

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Mungesa e kodit telefonik i ka shkaktuar humbje të mëdha shtetit. Kostoja e shpenzimeve të PTK-së kap shifrën prej 65 milionë eurosh.

Arsim Bilalli, zyrtar për informim në PTK, ka thënë, përmes një përgjigjeje zyrtare, se kodi telefonik do t’i mundësonte PTK-së administrim shumë më të mirë të raporteve kontraktuale me operatorët telefonikë anekënd botës, raporton KTV.

Por, institucionet kosovare nuk kanë aplikuar asnjëherë në unionin ndërkombëtar të telekomunikimit. E meqë janë të bindur se Kosova do ta marrë Kodin telefonik, deklaratat e palës serbe ata i kanë quajtur të pabaza. As në takimin e fundit, që është zhvilluar në Bruksel, nuk është arritur ndonjë marrëveshje për këtë çështje.

Eco Higjiena

Njohës të këtyre çështjeve disa herë kanë ngritur shqetësimin se kjo rrugë që kanë zgjedhur institucionet e Kosovës ka qenë e gabuar, pasi vetëm se po faktorizohet Serbia pa nevojë, pasi do të mund të bënin aplikimin drejtpërdrejt në ITU, transmeton Koha.net.

Por, zyrtarë qeveritarë thonë se nuk kanë aplikuar për shkak të mungesës së dy të tretave të votave që do të duhej të siguroheshin.

http://koha.net/?id=27&l=62456