Fundamenti

Zijad Turkoviq: Kelmendi tentoi të më vriste

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Zijad Turkoviqi nuk ndihej i qetë të martën teksa dëshmonte nga burgu përmes videolinkut kundër Naser Kelmendit, i cili po akuzohet për krim të organizuar, vrasje të rëndë, si dhe trafikim të substancave narkotike.

Dhjetë ditët e fundit ai ka thënë se është vazhdimisht nën presion dhe i izoluar nga thirrjet telefonike e vizitat me familjarët.

Këto, siç ka thënë ai, i janë bërë pikërisht para dëshmisë kundër Kelmendit. Turkoviq është akuzuar për disa vepra penale, duke përfshirë edhe përfshirjen në një vrasje në Bosnjë-Hercegovinë dhe është i dënuar me 40 vjet burgim, shkruan sot “Koha Ditore”.

Hidromorava

“Jam i keqtrajtuar. Gjithçka që po më ndodhë e di se burimin e ka te Fahrudin Radonçiqi. Kërkoj të më mundësoni që të dëshmoj ashtu siç duhet në gjykatën e Prishtinës”, ka thënë ai.

http://koha.net/?id=3&l=62305