Qeveria dështon ta përmbushë agjendën legjislative
Qeveria e Kosovës ka dështuar të kryejë punë konform Strategjisë legjislative që vetë e ka hartuar dhe aprovuar në fillimvit. As gjysmën e objektivave s’ka mundur ta përmbushë.
Mbështetur në strategji, deri në fund të qershorit Qeveria ka paraparë të përcjellë në Kuvend 74 projektligje. Deri tash i ka proceduar në legjislativ vetëm 30 sosh. Madje është bërë pishman për disa që i ka përcjellë, të cilat i ka tërhequr pastaj, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kjo ngathtësi ka alarmuar Kuvendin, i cili ka reduktuar punën në mungesë të materialeve që duhet t’i sponsorizojë ekzekutivi. Javën e shkuar kryeparlamentari Kadri Veseli ka zhvilluar një takim me kryetarët e komisioneve parlamentare, pas të cilit kanë nxjerrë një deklaratë të përbashkët. Nëpërmjet saj i është kërkuar Qeverisë procedimi sa më i shpejtë i projektligjeve dhe konform strategjisë legjislative.
http://koha.net/?id=27&l=62303


