Eko Higjiena

Limaj: Ndryshimet kushtetuese për Specialen na kthejnë në protektorat

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

“Prekja dhe kufizimi i sovranitetit e kthen Kosovën 16 vite mbrapa në protektorat, dhe ju që po negocioni për këtë çështje duke mos pasur mandat dhe legjitimitet për një gjë të tillë, e dini mirë çfarë dëmi mund t’i shkaktohet konsolidimit tonë shtetëror”, tha Limaj.

NISMA për Kosovën, dega në Prizren ka mbajtur debat publik me qytetarët, ku është debatuar rreth fushave të ndryshme që janë në interes për qytetarët, për problemet aktuale dhe sfidat e ardhshme.

Të pranishëm ishin edhe udhëheqësit e NISMA-s, kryetari Fatmir Limaj, kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, dhe anëtarë tjerë të kryesisë së partisë.

Limaj, gjatë këtij debati publik, tha se ne që një vit e gjysmë jemi me NISMA-n, dhe do të vazhdojmë të jemi së bashku sepse “Kosova ka nevojë për NISMA-n”.

“Vendi nuk do mund të ketë suksese as në ekonomi, integrime, etj, derisa nuk ka moral në politikë. Kosovës i duhet një politikë aktive, politikë që ndërton partneritet me ndërkombëtarët, e në asnjë mënyrë servilitet ndaj tyre”, tha Limaj, raporton Koha.net.

Para qytetarëve të Prizrenit, kryetari Limaj ka folur edhe rreth krijimit të Gjykatës Speciale, ku tha se ndryshimet kushtetuese që po i përgatiten Kosovës rrënojnë sovranitetin e vendit, “sovranitet i fituar pas flijimeve të shumta, për çka kishim edhe një mbështetje të fuqishme ndërkombëtare”.

“Prekja dhe kufizimi i sovranitetit e kthen Kosovën 16 vite mbrapa në protektorat, dhe ju që po negocioni për këtë çështje duke mos pasur mandat dhe legjitimitet për një gjë të tillë, e dini mirë çfarë dëmi mund t’i shkaktohet konsolidimit tonë shtetëror”, tha Limaj.

Kryetari Limaj gjithashtu ka folur edhe për qeverisjen e dobët në qytetin e Prizrenit, e ku bëri thirrje për tu bashkuar sa më shumë me NISMA-n, në mënyrë që qytetit të bukur të Prizrenit t’i sjellim një qeverisje parimore, ashtu siç e meritojnë qytetarët.

ARKATANA

Ndërkaq, kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, tha se politika e NISMA-s për Kosovën, nuk premton atë që nuk e realizon dot dhe e bën realitet çdo gjë që ua premton qytetarëve të vet. Krasniqi ka thënë se NISMA gjithë punën e saj është duke e bërë gjithnjë duke u bazuar në programin që do të ketë, të orientuar drejt një demokracie sociale.

“Fitorja politike e NISMA-s ia ka vë vetes ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe shtetin e drejtësisë sociale. Ne ju qasemi çështjeve pa asnjë paragjykim ideologjik, por duke ju referuar me besnikëri vlerave e parimeve tona politike e kombëtare”, tha Krasniqi.

Më tej ai tha se ka ardhur koha që problemet e njerëzve të tjerë t’i shohim si të ishin tonat, që t’i zgjidhim njësoj si të ishin tonat.

“Ne jemi të bindur se u ka ikur koha fjalëve të mëdha e veprave mjerane, u ka ikur koha partive të mbyllura hermetikisht ndaj shoqërisë së re të Kosovës”, tha në fund Krasniqi.

Kurse kryetari i NISMA-s, dega në Prizren, Sinan Aliaj, tha se debati është mundësi për demokraci, “prandaj shpresojmë se ky takim me qytetarët e qytetit tonë, Prizrenit, do të shndërrohet në traditë të platformës politike të NISMA-s për Kosovën edhe me qytetarët e qyteteve tjera të Kosovës”.

Debati publik i organizuar nga NISMA për Kosovën, dega në Prizren u përshëndet me nga një fjalë rasti edhe nga përfaqësuesit e NISMA-s së Gruas dhe NISMA-s së Rinisë në Prizren.

http://koha.net/?id=27&l=62296

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.