ARKATANA

Veseli: Opozita të reflektojë në votimin e Speciales

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, thotë se draftligji për Gjykatën Speciale do të jetë në Kuvendin e Kosovës sapo të procedohet nga Qeveria.

“Ne presim nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të kemi draftligjin në rend të parë. Në momentin kur e kemi draftligjin e kemi atë materie. Deputetët do të japin mendimin e vet, ajo çka mund të theksoj e cila është më qënësore, ne duhet ta ruajmë partneritetin me bashkësinë ndërkombëtar. Në të njëjtën kohë duhet ta ruajmë konsensusin nacional. Është sfidë nacionale kjo të cilën do ta kalojmë, por gjithsesi me sukses Kuvendi i Republikës së Kosovës do ta tejkalojë edhe këtë sfidë”, tha Veseli për televizionin publik.

Mobi Casa

Kryeparlamentari Veseli i bëri thirrje opozitës që të reflektojë në votimin e Gjykatës Speciale, pasi që sipas tij, ky nuk është problem i një partie politike.

“Unë besoj se do të reflektojnë të gjithë bashkarisht për arsye se kjo është sfidë për Kosovën. Nuk është e drejtuar kundër një partie të caktume, është e drejtuar kundër vlerave më sublime të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht luftës sonë dhe udhëheqjes së kësaj lufte. Ne duhet t’i tregojmë botës se kemi gatishmëri të ballafaqohemi me drejtësinë në të njëjtën kohë duhemi t’i tregojmë edhe botës se lufta jonë ka qenë e drejtë”, tha Veseli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.