Mustafa: Ligji për Gjykatën Speciale brenda ditësh
Votimi i draftligjit që hap rrugën për themelimin e Gjykatës Speciale është çështje ditësh dhe se nuk ka asnjë arsye që kjo çështje të zgjatet me javë.Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili ka shtuar se duhet të jenë të sigurt që Gjykata të marr votat e mjaftueshme në Kuvendin e Kosovës.
“Duhet të jetë çështje ditësh se nuk ka asnjë arsye që të jetë çështje javësh. Por me gjithë atë duhet të kemi pajtueshmërinë e plotë tonën për të edhe duhet të jemi të sigurt se do të kalon në Kuvendin e Republikës se Kosovës. Unë mendoj se ekziston disponimi i deputetëve që ta përkrahin këtë ligj por është përgjegjësi e jona që deputetëve të iu japim ligjin i cili siguron që ne të zbardhim të vërtetën lidhur me çështjet që do të trajtoj kjo gjykatë dhe po ashtu që njerëzit të trajtohen në mënyrë të barabartë, të trajtohen me standarde Evropiane”, tha Mustafa.
Ai po ashtu tha se tashmë e kanë punuar edhe ligjin mbi dhomat e veçanta, transmeton kp e që si i tillë është hartuar në Bruksel.
“Kemi punuar javëve të fundit në ligjin mbi dhomat e veçanta, i cili është hartuar si version në Bruksel. Natyrisht, që kanë marr pjesë edhe specialistët tanë, ekspertët tanë në shqyrtimin e atij ligji kanë dhënë disa vërejtje, propozime, sugjerime të tyre. Disa nga ato vërejte janë aprovuar ,janë marrë parasysh, disa kanë mbetur dhe i kemi diskutuar deri në momentet e fundit. E kemi një qëndrim që është shprehur nga përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, Zbogar se më tutje Brukseli nuk do të pranoj ndryshimin e atij ligji dhe se mbeten pranë versionit të cilin neve na u është dorëzuar me datën 29 maj. Kështu që mbetet këto ditë ne të ulemi me partnerët e koalicionit të marrim vendim edhe të kapërcej në Qeverinë e Kosovës. Unë nuk mund të them në cilën ditë mund të jetë por shpresoj që këto ditë ne do ta trajtojmë versionin e ligjit mbi dhomat e veçanta në Qeveri dhe do të ia procedojmë Kuvendit”, tha Mustafa.
Mustafa, po ashtu ka treguar për fillimin e bisedimeve me Serbinë për çështjen e Asociacionit serbe të Komunave.
“Është tema e kodit telefonik që është diskutuar edhe këto ditë do të jetë çështja e energjetikës që po ashtu do të diskutohet, do të jetë çështja e kalimit të urës mbi Ibër. Po ashtu, do të jetë edhe çështja e marrëveshjes lidhur me kornizat fillestare rreth Asociacionit të komunave. Është një grup i yni i cili tani është në Bruksel , unë mendoj se sot do të fillojnë që ti trajtojnë disa prej parimeve ne do të mbesim që e gjitha ajo të jetë në suaza të kushte tutës së Republikës se Kosovës dhe në suaza të ligjeve të cilat janë në fuqi në Kosovë”, tha Mustafa.
http://koha.net/?id=27&l=62242


