UBT

Zhbogar thotë s’ka më asnjë arsye të vonohet themelimi i Speciales

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Beograd – Nuk shoh asnjë arsye për çfarëdo vonese të mëtejshme për formimin e Gjykatës Speciale për Krime Lufte në Kosovë, u tha medieve të Beogradit përfaqësuesi special i BE-së në Prishtinë, Samuel Zhbogar, duke theksuar se amendamentet kushtetuese tashmë janë proceduar në Kuvend dhe ligji është i gatshëm, transmeton Koha.net raportimet.

“Nuk ua kam lakmi deputetëve të Kuvendit të Kosovës, si atyre që përfaqësojnë partitë shqiptare, ashtu as atyre që përfaqësojnë komunitetet. Nga njëra anë ata kanë hallin se si do të manifestohet vota e tyre në të kaluarën e Kosovës, e nga ana tjetër shohin të ardhmen”, citon “Novosti” Zhbogarin.

Rreth pohimeve të tij se çdo zvarritje dëmton Kosovën dhe se Europa ka mënyrë për ta ndëshkuar Prishtinën, Zhbogar tha se nuk kishte përmendur ndëshkimin, por se “nga qendra kryesore çdo ditë na pyesin pse po vonohet Gjykata Speciale”, ka sqaruar.

Mobi Casa

“Ne ua shpjegojmë se sa është i rëndë e me ngarkesa ky proces. Por, bëhet fjalë për një detyrim ndërkombëtar”, theksoi përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë.

“Të gjitha krimet duhet të hetohen dhe autorët e tyre të ndiqen. Jo vetëm krimet që përmenden në Raportin e Këshillit të Europës, por edhe ato të kryera gjatë e pas konfliktit në Kosovë. Krimet e luftës asnjëherë nuk vjetrohen”, ka thënë Zhbogar dhe ka shtuar se pikërisht për shkak të mbrojtjes së dëshmitarëve, gjykata do të punojë jashtë Kosovës.

http://koha.net/?id=27&l=61981

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.