Mobicasa

Vogel: S’ka vullnet në BE dhe te shtetet anëtare për propozime kreative për Kosovën- emisari i dialogut në fazë dëgjimi

/ 2 minuta lexim

Më 15 dhjetor bëhen 4 vjet qëkur Kosova, aplikoi për të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkim Evropian. Nga ajo ditë, Brukseli kurrë nuk veproi për të ecur para me këtë kërkesë të Kosovës.

Gjatë vizitës së saj në Prishtinë, më 1 tetor, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen tha se bashkë me Kosovën, duhet të binden 27 vendet anëtare që të procedohet me statusin e vendit kandidat.

Por, Toby Vogel, ekspert për Ballkan në Këshillin për Politikat e Demokratizimit me bazë në Bruksel, thotë se është pikërisht Komisioni ai i cili, sipas tij duhet të dalë me “Propozime Kreative” rreth perspektivës evropiane të Kosovës.

Hidromorava

Kjo për vetë faktin që pesë vendet anëtare, Spanja, Greqia, Rumania, Qiproja e Sllovakia nuk e njohin shtetin që shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008.

Megjithatë, sipas tij, në Bashkimin Evropian e as brenda shteteve anetare nuk ka vullnet politik që një gjë e tillë të ndodhë.

Sa i përket dialogut, Vogel ka thënë se emisari special, Peter Sorensen, aktualisht është në fazën e dëgjimit dhe se, sipas tij, nuk pritet të ketë zhvillime në muajt në vijim.

“Pa presion ndaj Beogradit, nuk shoh që gjërat do të lëvizin”, ka thënë Vogel per Klan Kosova./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.